Vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të UÇK-së në Hagë

Prishtinë | 18 Nën 2024 | 08:25 | Nga Ekonomia Online

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë sipas kalendarit sot vazhdon procesi gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, raporton Ekonomia Online.

Në kalendar është paraparë që të mbahen seanca katër ditë me rradhë.

Është raportuar se Sokol Dobruna dhe Halil Qadraku do të jenë dy dëshmitarët e radhës në procesin gjyqësor ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët kanë udhëtuar drejtë Hagës.

Të ngjashme