Realizimi i projekteve që ka planifikuar komuna e Suharekës, përkatësisht Drejtoria për Shërbime Publike, po vazhdojnë nëpër disa lokalitete.
“Sot ka filluar të punohet në fshatin Studençan, ku po ndërtohen rrugët lokale dhe së shpejti fillon të shtrohet edhe asfalti i rrugës që lidh këtë fshat me Zonën Industriale në Shirokë”, thuhet në komunikatën e komunës.
“Në fillimin e punimeve po inspekton edhe Drejtori i Drejtorisë Komunale për Shërbime Publike dhe Emergjencë, z. Enver Shabani dhe Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi z. Xhevxhet Gashi”, thuhet tutje aty.