Projekti për furnizim afatgjatë me energji elektrike në Komunën e Fushë-Kosovës është duke vazhduar në dinamikën e paraparë. Ky projekt i financuar nga KEDS dhe i përkrahur dhe ndihmuar nga Komuna e Fushë-Kosovës, ka të bëjë me vendosjen e trafove të reja dhe kyqjes në sistemin e 110kw.
Ky projekt do të kaloj nëpër disa rrugë të qytetit të Fushë-Kosovës, andaj lusim qytetarët dhe të gjithë ata që veprojnë dhe punojnë në Fushë-Kosovë që të kenë mirëkuptim, përkrahje dhe durim deri në realizimin përfundimtar të këtij projekti jetik për Komunën e Fushë-Kosovës.
Projekti sipas planit të paraparë, do të përfundoj në Nëntor të këtij viti.