Vazhdon rënia e bursave në SHBA për shkak të pandemisë së Coronavirusit

Prishtinë | 02 Pri 2020 | 09:57 | Nga Ekonomia Online

Bursa amerikane pati një ditë tjetër të vështirë, pasi presidenti Donald Trump paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara i presin “dy javë të këqija” me pandeminë e Coronavirusit.

Të gjitha indekset kryesore, Dow Jones, Standard & Poors-500 dhe NASDAQ gjatë ditë së mërkurë patën një rënie prej 4 për qind.

Edhe indekset kryesore në Londër, Frankfurt dhe Paris ranë me 4 për qind, pas rënieve në tregjet aziatike.

Vlera e aksioneve ra pasi Trump tha se Shtetet e Bashkuara mund të kenë përpara “dy javë shumë të këqija”.

Shtëpia e Bardhë tha se deri në 240 mijë amerikanë mund të vdesin nga Coronavirusi, transmeton VOA.

Ekspertët thonë se askush nuk mund ta parashikojë nëse apo kur vlera e aksioneve do të arrijë nivelin më të ulët, ata po i këshillojnë investitorët që të përqendrohen tek objektivat afatgjatë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme