Vazhdon rënia e çmimit të naftës në tregjet botërore, një barrel po tregtohet nën 100 dollarë

Prishtinë | 23 Gus 2022 | 09:56 | Nga Ekonomia Online

Pas një ngritje të theksuar të çmimeve të naftës, aktualisht ka një stabilizim të tyre, ku tashmë një barrel naftë po tregtohet nën 100 dollarë.

Sipas Oil Price, një barrel [159 litra] naftë e papërpunuar WTI po tregtohet me 91 dollarë nga 92 dollarë që ishte ditë më parë. Po ashtu, nafta Brent po tregtohet me 97 dollarë kundrejt 98 dollarë për barrel, shkruan Telegrafi.

Aktualisht në tregun e Kosovës një litër naftë po tregtohet me rreth 1.70 euro.

Të ngjashme