Vazhdon skandali i publikimit të rasteve të ngacmimeve seksuale në Hollywood. Këtë herë i akuzuar ka qenë aktori i njohur amerikan Steven Segal. Akuza ndaj tij ka ardhur nga dy gra të cilat kanë treguar me detaje rastet e tyre të ngacmimit nga ky aktor.
“Ai e mbylli derën dhe më afrohej nga mbrapa, filloi të më hiqte rrobat dhe të më puthte qafën,” ka rrëfyer Regina Simons, njëra prej dy grave të abuzuara.
Ndërsa gruaja tjetër e quajtur Faviola Dadis ka treguar se ishte vetëm 17- vjeç në kohën kur u abuzua nga Segal.
“ Steven mu drejtua mua duke më thënë se donte që të zhvillonim bashkë një skenë erotike filmi. Në fillim u tremba pasi isha e veshur me bikini dhe këtë ja tregova dhe atij. Më pas ai afroi dorën drejt pjesës time intime, unë kërkova për rojet, ama ai dukej se u kishte dhënë urdhër që të mos afroheshin deri sa t’i thërriste ai,” tregon Faviola Dadis raporton Daily Mail.
Ky nuk është i vetmi rast kur aktorë të famshëm hollivudianë janë përballur me akuza seksuale. Kohët e fundit, ngacmimet seksuale në Hollywood janë një temë shumë e nxehtë ndaj shumë gra dhe vajza të cilat kanë rënë pre e këtyre ngacmimeve kanë filluar të bëjnë publike rastet e tyre.