Aktori i famshëm hyn në të kuqe dhe shkakton aksident të shumëfishtë

Prishtinë | 22 Jan 2022 | 12:50 | Nga Ekonomia Online

Aktori dhe ish-guvernatori i Kalifornisë Arnold Schwarzenegger u përfshi në një aksident automobilistik në Los Anxhelos, ku një person u plagos.

Policia tha se ka pasur një përplasje të katërfishtë në kryqëzimin Brentwood dhe fotot tregojnë një fuoristradë që u përplas me të paktën dy automjete të tjera. Një zëdhënës i Schwarzenegger konfirmoi se aktori po drejtonte një SUV në momentin e aksidentit.

Policia thotë se asnjë nga pjesëmarrësit nuk ka qenë nën ndikimin e drogës apo alkoolit dhe deri më tani askush nuk është ndaluar. Sipas raportit të tyre, shoferi i fuoristradës ndodhej pranë kryqëzimit të Bulevardit Sunset dhe Avenue Allenford kur u përplas me një Prius të kuq që po kthehej në atë moment. Fuoristrada ka kaluar në semafor të kuq dhe është kthyer majtas, pas së cilës Prius ka kaluar nën fuoristradë dhe nga përplasja janë dëmtuar dy automjete të tjera.

“Dukej si një skenë nga një film. Përplasja ishte mjaft intensive sa që airbags u aktivizuan në SUV”, tha dëshmitari.

Drejtuesja e Priusit ka mbetur e plagosur dhe është dërguar me ambulancë në spital, por jashtë rrezikut për jetën. Një zëdhënës i Schwarzenegger tha se aktori nuk u lëndua dhe se ai foli në vend me shërbimet e urgjencës dhe personin e plagosur.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme