Vazhdon të bie numri i pacientëve të hospitalizuar për Covid-19 në Kosovë

Prishtinë | 02 Mar 2022 | 11:04 | Nga Ekonomia Online

Shërbimi Spitalor, Klinik, Universitar i Kosovës ka njoftuar se në trajtim për Covid-19 në QKUK dhe në spitalet e përgjithshme janë vetëm 44 pacientë.

Sipas njoftimit 30 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitiv, teksa 14 të tjerë të negativizuar.

Me oksigjeno-terapi janë 30 pacientë. Në Mjekim Intensiv po trajtohen 5 pacientë.

Njoftimi i plotë:

44 pacientë po trajtohen nga Covid-19 në kuadër të klinikave të QKUK-së dhe spitaleve të përgjithshme, 30 janë të konfirmuar me Covid-19 pozitivë dhe 14 të tjerë të negativizuar.

Me oksigjeno-terapi janë 30 pacientë. Në Mjekim Intensiv po trajtojhen 5 pacientë.

Raporti sipas klinikave dhe spitaleve të përgjithshme

Klinika Infektive, 21 pacientë

Mjekimi Intensiv i Klinikës Infektive, 4 pacientë

Klinika e Pediatrisë, 2 pacientë

Spitali i Prizrenit, 2 pacientë

Spitali i Gjilanit, 8 pacientë

Spitali i Pejës, 1 pacient

Spitali i Gjakovës, 3 pacientë

Spitali i Ferizajt, 3 pacientë

Të ngjashme