Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit, për tremujorin e dytë (TM2) 2017, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor dhe postë telekomunikimin.
Sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e dytë të vitit 2017, ka pasur 1.767 fluturime, ose 5.4 % më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2016).
Numri i udhëtarëve, që e kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 465 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2016) është një rritje për 9.15%.