Vazhdon të rritet numri i udhëtarëve në ANP “Adem Jashari”

Prishtinë | 31 Kor 2017 | 20:57 | Nga

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar Statistikat e Transportit dhe Telekomunikacionit, për tremujorin e dytë (TM2) 2017, me të dhëna mbi transportin ajror, hekurudhor dhe postë telekomunikimin.

Sa i përket numrit të fluturimeve në tremujorin e dytë të vitit 2017, ka pasur 1.767 fluturime, ose 5.4 % më shumë se në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2016).

Numri i udhëtarëve, që e kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti është rreth 465 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM2 2016) është një rritje për 9.15%.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme