Ka arritur në 31 mijë 953, numri i veteranëve që mbështetën nga shteti. Vetëm në dy muajt e fundit, mbi 3 mijë veteranë të rinj kanë hyrë në sistemin pensional për këtë kategori, derisa edhe 1 mijë të tjerë po presin për të hyrë në sistem, raporton KTV.
Qeveria e re do të ballafaqohet me krizë financiare për të mbuluar këto detyrime.
27 milionë euro do t’i duhen asaj për 5 muajt e fundit të këtij viti vetëm për këta veteranë sa janë në sistem. Ministri në largim i financave, Avdullah Hoti, ka pranuar sot se janë në minus 24 milionë euro për këtë kategori.
Krizën buxhetore për veteranët, Hoti e kishte planifikuar ta tejkalojë me ndryshimet e ligjit për veteranët dhe komisionin për klasifikimin e tyre në kategori.
Por plani i tij nuk u jetësua deri më tani, për shkak të rënies së Qeverisë dhe fushatës elektorale, pavarësisht që ndryshimet ligjore në ligjin për veteranët hynë në fuqi me 14 prill.
Abrashi është i bindur se meqë emrat e njerëzve që do të jenë në këtë Komisioni tashmë dihen, kjo punë do të kryhet para se ata të dorëzojnë mandatin te qeveria e ardhshme.
Kategorizimi i veteranëve që paraparë të përfundojë më 31 mars, por për shkak të ankesave në Gjykatën Kushtetuese, ai u shty për maj, por as në maj e as qershor nuk ndodhi.