Jashari: Jam i pafajshëm, procesi mos të jetë lojë politike

Prishtinë | 28 Jan 2019 | 11:20 | Nga Besiana Dauti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Njëri nga të akuzuarit në rastin e njohur si “Veteranët e rrejshëm”, Xhavit Jashari tha se është i pafajshëm në raport me këto aktakuza, raporton Ekonomia Online.

“Mendoj se tashmë jemi në proces gjyqësor ke të i sjellin argumentet e di se jam i pafajshëm skam qen ne komision vendimmarrës verifikimi dihet se qatë hierarkia ushtarake dhe gjithë ata qe kanë qenë pjesë e luftës i është dhënë vendi meritor”, u shpreh Jashari.

Pas dështimit të seancës, Jashari uron që kjo mos të jetë lojë politike, sipas tij, të gjithë kanë dhënë kontribut në luftë.

“Mos të jetë një lojë politike sepse këta njerëz që kanë dhënë kontribut me luftën e tyre falë tyre ne sot jemi dhe ky vend duhet të ecë përpara duke respektuar sistemin e drejtësisë”, shtoi Jashari.

Jashari pohon se pas përfundimit të luftës të gjitha proceset kanë qenë të montuara politike.

“Nuk do kisha dëshirë të mos jetë sepse pas përfundimit të luftës gjitha proceset kanë qenë të montuara politike ju e dini se padrejtësisht gjeneral e komandant janë mbajt në burgje dhe nuk është gjetur asnjë element për fajësinë”, tha Jashari.

Ai kërkoi që edhe gazetarët duhet të jenë hulumtues.

Të ngjashme