Vazhdon me formën e tij fenomenale, duke u bërë njëri nga më të mirët te Werderi.
Ylli i kombëtares së Kosovës, Milot Rashica i shënoi sërish Bayernit, por kësaj radhe një super-gol, përkundër faktit se skuadra e tij pastaj pranoi gjashtë sosh.
Gjithsesi, performancat e mira të tij nuk kanë lënë pa u vërejtur edhe nga “transfermarkt”, që tashmë e ka rivlerësuar ish-futbollistin e Vushtrrisë e Vitteses me 35 milion euro.