Federata e Xhudos e Kosovës, ka thënë se kanë vazhduar me fazën e dytë të trajnimit të pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë të Kosovës.
Në kuadër të programit shtetëror “Kosova, shtet i xhudos”, në Qendrën Nacionale të Xhudos në qytetin e Pejës, po mbahet trajnimi i pjesëtarëve të Forcave të Sigurisë të Kosovës (FSK) për xhudo, në avancimin e teknikave të xhudos dhe vetëmbrojtje.
“Ky program është një hap i rëndësishëm në zhvillimin dhe fuqizimin e kapaciteteve të FSK-së përmes njohurive dhe shkathtësive të fituara nga sporti i xhudos”, thuhet në njoftim.