Vazhdon trajtimi për nxënësit e helmuar, 18 raste po trajtohen në QKUK

Prishtinë | 14 Sht 2017 | 14:44 | Nga

Po vazhdon edhe sot trajtimi i nxënësve të cilët u helmuan dje në Mitrovicë. Për shkak të komplikimeve në gjendjen e tyre, 18 persona janë duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë.

Ndërsa sipas zëdhënësit të QKUK-së, Shpend Fazliu, të gjithë janë jashtë rrezikut për jetë.

“Aktualisht në Kliniken Infektive janë duke u trajtuar 18 persona të cilët kanë ardhur nga Spitali i Përgjithshëm i Mitrovicës. Gjendja shëndetësore e tyre është e mirë janë duke marruar trajtimin e duhur ndërsa te gjithë janë jashtë rrezikut për jetë”, ka deklaruar Fazliu për “Zeri.info”.

Nga 116 persona sa u raportuan të jenë helmuar, gjysma prej tyre janë lëshuara në shtëpi pas marrjes së trajtimit mjekësor thotë drejtori i Spitalit të përgjithshëm në Mitrovicë, Hamëz Berisha.

“Dje kanë kërkuar ndihmë këtu në Spitalin e Përgjithshëm, mbi 80 persona kryesisht nxënës , të cilët kanë pas komplikime, dhimbje koke, ethe e dhimbje barku, që çojnë në dyshim së janë helmuar. Raste të njëjta është raportuar së kanë kërkuar ndihmë është në disa qendra familjare këtu në Mitrovicë, por të cilët pas marrjes së ndihmës janë lëshuar për në shtëpi. Ndërsa për shkak të mungesës së mjekeve infektolog disa raste janë dërguar për trajtim në QKUK në Prishtinë”, Berisha për “Zeri.info”.

Berisha ka shtuar se pothuajse të gjithë të infektuarit kanë qenë nxënës të shkollave të mesme. Ndërsa thotë se ende nuk dihet shkaku i helmimit të tyre.

Ndryshe dje rreth orës 11:30, të gjithë këta nxënës kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Spitalin e Përgjithshëm në Mitrovicë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme