Në sallën “1 Tetori”, në kryeqytet edhe të martën ka vazhduar vaksinimi i personave të moshës mbi 75 vjeç të cilët kanë edhe sëmundje kronike, raporton Ekonomia Online.
Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi, në një konferencë për medie ka bërë të ditur se 1 172 persona me sëmundje kronike mbi 75 vjeç janë vaksinuar.
Ai më tej ka sqaruar se nga data 8 prill edhe kur ka nisur vaksinimi, atë e kanë marrë 2 750 persona, përfshirë këtu edhe personelin shëndetësorë.
“Deri më tash janë vaksinuar 1 172 persona të moshës mbi 75 vjec me sëmundje kronike. Nga data 8 prill deri më sot përshirë edhe mjekët janë vaksinuar 2 750 persona. Ndërsa me këtë kategori do të vazhdohet deri më datë 22 prill”.
“Nga data 22 prill do të dalim me veprime të tjera, për të cilat duhet që të vendosin institucionet”.
Përderisa Hakif Berisha tha se nuk është ka pasur frikë për ta marr vaksinën anti-Covid, derisa ka shtuar se me 29 qershor e ka dozën e dytë të vaksinës.
“Shumë mirë kena kaluar. Me 29 ka me ardhur. Jo nuk kem pasur frikë se në Gjermani jam kana po atje po japin më ngadalë dhe erdha këtu”.
“…qysh i kom pa në televizor mu ka dok ran, por jo nuk jam frikuar”.
Edhe Ramize Vllasaliu tha se ka ardhur me dëshirë për tu vaksinuar dhe që nuk ka pasur frikë.