Mjeku: Omicron, sprinti i fundit drejt zhdukjes së Covid, ka më pak risk për forma të rënda

Prishtinë | 25 Dhj 2021 | 19:03 | Nga Ekonomia Online

Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti i ftuar në “Kjo Javë” i ka konsideruar nul dhe pa sens ndalimin e lëvizjes natën dhe heqjen e këtyre masave natën e ndërrimit të viteve. Sipas tij janë disa antisense të këtyre masave që duhen bërë më koherentë që popullata të besojë.

Alimehmeti ka dhënë edhe një lajm të mirë teksa u shpreh se varianti Omicron është sprinti i fundit i maratonës së Covid-19.

Përpara se të bëhet vaksina sidomos për të moshuarit çfarë analizash duhet të bëjnë?

“Kemi një mjek kurues, i familjes. Vaksina i drejtohet zakonisht njerëzve me probleme pasi janë më shumë të rriskuarit. Nëse do ua bëjmë vetëm të shëndetëshme nuk ka sens. Mjeku kurues është ai që i njeh sëmundjet. Psh ajo trashja e gjakut nuk ka ardhur sot, tek dikush ke pyetur dhe tek i njëjti mjek do të pyesësh a ta bëj vaksinën. Ndërsa ata që nuk vaksinohen dot për shkak të sëmundjeve janë realisht shumë pak. Ndërsa për çështje si tensioni, diabeti mund t’i drejtohemi vaksinimit. Në Shqipëri ne kemi mbi 1 milionë të vaksinuar dhe me shkallën e sëmundjeve këtu do t’i kishim parë. Po marr alergjitë, kemi pasur shumë pak raste të vështira në bazë të vaksinës, por ne dimë çfarë të bëjmë ndaj vaksinës. Në këto raste shkohet në qendra dhe rri më shumë i vëzhguar jo 15 minuta.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme