Duke analizuar situatën epidemiologjike me fruth në Kosovë, Komiteti Nacional për Sëmundje Ngjitëse dhe PZI ka obliguar ditë më parë ekipet e vaksinimit që të vazhdohet me vaksinimin për shuarjen e kësaj epidemie, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Komiteti Nacional për Sëmundje Ngjitëse ka obliguar ekipet e vaksinimit që:
– Të vaksinojnë të gjithë fëmijët nga muaji i nëntë i jetës me 1 dozë prej 0.5 ml
– Nëse fëmija është 5 vjeç duhet të rivaksinohet me MMR dhe nuk ka nevojë të pritet mosha 6-7 vjeç.
– Nëse fëmija është mbi 7 vjeç dhe nuk është i vaksinuar fare, atëherë vaksinohet me 1 dozë MMR menjëherë dhe pas një muaji me “booster” dozën me MMR.
“Lajmi i mirë në këtë mes është se numri i rasteve të fruthit është duke shënuar rënie. Nga 200 raste që janë paraqitur nga muaji qershor, 150 tashmë janë trajtuar, kurse 49 janë në trajtim e sipër”, thuhet në komunikatë.
Megjithatë, ne ju bëjmë thirrje edhe njëherë të gjithë qytetarëve të Kosovës që të marrin të gjitha masat e sipërpërmendura në mënyrë që të shuhet epidemia me fruth në vend.