Vdekja e Bryant përjetohet me dhimbje në të gjithë botën

Prishtinë | 27 Jan 2020 | 09:15 | Nga Ekonomia Online

Kobe Bryant ishte njëri nga super-yjet që tejkaloi sportin dhe u bë emër i njohur në të gjithë botën.

Në kulmin e karrierës së tij në NBA, ai u bë një ikonë basketbolli, kulturore dhe mode.

Ishte vizitor i shpeshtë në Shtëpinë e Bardhë; prandaj presidenti aktual Doanld Trump dhe ish-presidentët Barack Obama, George W. Bush dhe Bill Clinton ishin të shpejtë me reagimet e tyre për vdekjen tragjike të basketbollistit 41 vjeçar.

Ai ishte figurë e rëndësishme e jetës amerikane gjatë viteve të para të shekullit 21. Kjo tregon pse vdekja e tij ngjalli reagime edhe përtej botës së sportit.

Kujtojmë se të dielën (26.01.2020) u dha lajmi i hidhur për vdekjen e Kobe Bryant së bashku me vajzën e tij, Gianna Maria-Onore Bryant.

Ai ndodhej në helikopter së bashku me tetë persona të tjerë [duke përfshirë edhe vajzën e tij] kur helikopteri u rrëzua – gjë që shkaktoi vdekjen e të gjithë atyre që ndodheshin brenda, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme