Drejtorit të OST-së Andi Prifti dhe inxhinierit Eriseld Lala Gjykata e Fierit u ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitjeje”. Ata u arrestuan disa ditë më parë për shpërdorim detyre pas vdekjes së dy elektriçistëve në Jagodinë të Roskovecit.
Dy punonjësit e OST, Gjergji Duka, 50 vjeç dhe Bashkim Saliasi, 64 vjeç humbën jetën pasi shtylla e tensionit të lartë në të cilën po punonin u thye.
Prifti dhe Lala akuzohen se në bashkëpunim me njeri tjetrin kanë urdhëruar punonjësit të kryejnë punime në mënyrë të kundraligjshme në linjën 110 KV në Jagodinë.