Ambasada amerikane ka reaguar për ndarjen nga jeta të major Klodian Tanushit si pasojë e shpërthimit të minës në Letoni, ku humbi jetën edhe nëntetarja Zarife Hasani.
“Shtetet e Bashkuara shprehin ngushëllimet më të thella për familjen dhe miqtë e Majorit Klodian Tanushi, i cili humbi jetën në krye të detyrës gjatë misionit të NATO-s në Letoni.
Iu bashkohemi qytetarëve shqiptarë në nderimin e sakrificës së tij dhe në vajtimin për humbjen e tij”, thuhet në reagim.