Vdekja e Nikollë Perkajt, PDK anulon aktivitetet elektorale në Gjakovë

Prishtinë | 21 Sht 2025 | 15:55 | Nga Ekonomia Online

Partia Demokratike e Kosovës ka anuluar të gjitha aktivitetet elektorale në Gjakovë, pas vdekjes së Nikollë Perkajt, kandidatit për kryetar të këtij qyteti.

Kështu ka bërë të ditur kryetari i degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa.

“Me pikëllim morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Nikollë Perkaj, Kryetar i Partisë Balli Kombëtar Demokrat Shqiptar dhe Kandidat për Kryetar të Komunës së Gjakovës. Ngushëllimet tona më të sinqerta për familjen, të afërmit dhe miqtë e të ndjerit”.

“Në shenjë respekti dhe nderimi për kontributin e tij, aktivitetet elektorale të Partisë Demokratike në Gjakovë anulohen për sot. Qoftë kujtimi i tij i përjetshëm”, ka shkruar Beqa.

Të ngjashme