Aktorja turke Ece İrtem, e njohur për rolin e saj si Işıl në serialin e njohur televiziv “Kızılcık Şerbeti”, ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare.
Sipas një deklarate nga avokati i saj, aktorja u gjet pa ndjenja në shtëpinë e saj në mesditën e së hënës, më 15 qershor, ndërsa nëna e saj ishte e pranishme.
Gjetjet fillestare tregojnë një atak të mundshëm në zemër , por shkaku i saktë i vdekjes do të përcaktohet pas kryerjes së autopsisë.
Njoftimi u lëshua pas postimeve dhe informacioneve të pakonfirmuara që qarkulluan në mediat sociale në lidhje me rrethanat e vdekjes së Irtemit.