Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu ka kërkuar përgjegjësi pas vdekjes së një pacienti në Klinikën e Psikiatrisë. Ky pacient dyshohet se ia ka vënë flakën dhomës ku gjendej, e më pas ka vdekur nga asfiksimi.
“Vdekja e pacientit dhe asfiksimi i stafit mjekësor si pasojë e zjarrvënëses në Klinikën e Psikiatrisë është dështimi i radhës, është paaftësia në kujdesin ndaj pacientëve dhe menaxhim shëndetësor”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Ai ka thënë se për këto rastë dikush duhet të marrë përgjegjësi.
“Çka dhe sa raste e skandale duhet të ndodhin që dikush të marrë përgjegjësinë për vdekjet e shumta që po ndodhin në SHSKUK, si dhe shkatërrimin e sistemit tonē shëndetësor? Përse janë gjetur mjete rrethanore të rrezikshme te pacienti psikiatrik siç po përshkruhet me shenja agresiviteti?”, ka përfunduar Haxhiu.