Vdekja tragjike e çiftit në Bjeshkët e Junikut, Prokuroria: Rryma është një nga pistat

Prishtinë | 25 Dhj 2023 | 18:23 | Nga Ekonomia Online

Një çift bashkëshortor ka ndërruar jetë në Bjeshkët e Junikut.

Bëhet fjalë për pronarin e kompanisë së ujit “Juniku”, Mic Tofaj së bashku me bashkëshorten e tij, Fatlinda Tofaj.

Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore të Pejës, Shkodran Nikçi ka thënë se ende nuk dihet për shkakun e vdekjes por se rryma mund të jetë “njëra prej pistave”.

Nikçi ka treguar se po e presin një ekip të Institutit të Mjekësisë Ligjore për të mbërritur në vendin e ngjarjes dhe për t’i marrë dy trupat e pajetë, të cilëve prokurori ka urdhëruar që t’u bëhet obduksioni.

Shkodran Nikçi tha se policia është në vendin e ngjarjes me urdhër të prokurorisë dhe se është ende herët për të treguar rreth shkakut të vdekjes.

“Kur të marrim edhe rezultatin e autopsisë, do të mësojmë më shumë për shkakun”, tha Nikçi.

Ai tha se për ngjarjen Policia e Kosovës i njoftoi në mesditë.

“Aktualisht në vendin e ngjarjes janë të gjitha njësitë relevante të Policisë me urdhër të prokurorit”, tha Nikçi.

Ai tha se është herët për të dhënë detaje, por shtoi se kur të dalin rezultatet e autopsisë, do të dihet më shumë për shkakun e vdekjes së tyre.

“Kur të marrim edhe rezultatin e autopsisë, do të mësojmë më shumë për shkakun”, tha Nikçi.

Të ngjashme