Një person është gjetur pa shenja jete në rrugën “Fadil Nimani” në Gjakovë.
Njësitet policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku është konstatuar vdekja e viktimës.
Policia në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Sipas PK-së, rasti është duke u hetuar, ku i njëjti është iniciuar “Hetim i vdekjes”.