Një person është gjetur i vdekur dje në Kamenicë. Ai është gjetur shtrirë në rrugë pa shenja jete.
Rasti është hapur si vdekje e dyshimtë.
“Fsh. Kremenatë, Kamenicë 17.07.2023-18:47. Viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në rrugë pa shenja jete. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore dhe ekipi mjekësor i cila ka konstatuar vdekjen e viktimës. Njësitet policore janë duke u marrë me rastin, ndërsa pritet vendim i prokurorit për veprime tjera”, thuhet në njoftimin e policisë.