Vdekje e dyshimtë në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, një femër gjendet pa jetë në hyrje të banesës

Prishtinë | 04 Jan 2023 | 14:14 | Nga Hasan Hoti Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Një vdekje e dyshimtë ka ndodhur mesditën e së mërkurës në rrugën “Ferhat Draga” në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.

Rasti është konfirmuar nga zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka bërë të ditur se viktima është grua dhe se vdekjen e saj e ka konstatuar  ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Rreth orës 13:00, kemi pranuar informatën për një person të lënduar, të shtrirë në afërsi të një objekti në rrugën ‘Ferat Dragaj’ në Prishtinë. Policia dhe ekipi mjekësor menjëherë kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja e personit (femër)”.

“Aktualisht policia po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”.

Të ngjashme