Një person 52 vjeçar po dyshohet të ketë kryer vetëvrasje te Penda e fshatit Livoç i Epërm në Gjilan.
Lajmin e ka konfirmuar për Demokracia.com zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.
“Ju njoftojmë se rreth orës 13:31 të ditës 24.12.2022 Policia e Kosovës në Gjilan e ka marr një informatë se një person pa shenja jete gjendet te Penda e fshatit Livoqi I Epërmë – Gjilan, sipas te dhënave te para personi është shtetas i Kosovës rreth 52 vjeq. Njësitet Policore Patrulluese janë ne sigurimin e vendit të ngjarjes. Ndërsa, hetimet rajonale dhe prokurori i shtetit kanë dalë në vendin e ngjarjes. Prokurori i shtetit ka urdhëruar që trupi i pa jetë të dërgohet në IML, gjersa rasti po hetohet si vdekje e dyshimte”, raportoi Hashani.