Në Spitalin e Burgut të Dubravës të premten ka vdekur një i burgosur i cili kishte qenë duke e vuajtur dënimin në këtë qendër.
Viktima është Rexhep (Beqir) Spahiu, i lindur me 1937 nga fshati Kosterc të komunës së Skenderajt.
Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Sokol Zogaj tha për Insajderin se Spahiu ka qenë duke e vuajtur dënimin prej 40 vitesh për vrasje të rëndë. Ai ka qenë i arrestuar që nga viti 2002.
“Rexhep (Beqir) Spahiu i vendosur në stacionarin e burgut nën perkujdesje shendetsore, ka vdekur në ora 05:55, vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor”, tha Zogaj.
“Spahiu ka qenë duke e vuajtur dënimin prej 40 vitesh për vrasje të rëndë. Ai ka qenë i arrestuar që nga viti 2002”.
Lajmin e ka bërë të ditur edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh, përmes së cilit njofton se trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti i vdekjes po hetohet.