Ka ndërruar jetë sot 15-vjeçari, i cili ditë më parë kishte pësuar një aksident në një pishinë në Mitrovicë.
Këtë e ka konfirmuar për Express babai i të ndjerit Adonis Boja.
Ai thotë se djali ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. “Po djali me vdiq para një ore”.
I mituri nga Mitrovica e Veriut, sipas raportimeve, pas zhytjes në pishinë nuk ka mundur të dalë vetë më, por është nxjerrë nga të pranishmit në gjendje të rëndë, pasi që dyshohej se ka pësuar gjakderdhje të brendshme.
Ai kishte pësuar vdekje klinike, ndërsa ka qenë duke u trajtuar në QKUK.