Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Mushtisht të Komunës së Suharekës, ku një 20 vjeçar ka vdekur gjatë ditës së sotme.
Metro ka mësuar se 20 vjeçari, Krenar Jemini ka vdekur pas plagëve të rënda që ka marrë në vendin e tij të punës nga makineria ku punonte.
Krenar Jemini nuk ka mundur që t’i përballoj lëndimeve të rënda që ka marrë nga makineria e punës, si pasojë e kësaj ai ka vdekur sot bëjnë të ditur familjarët e tij.
Rastin për Metron e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës për rajonin e Prizrenit si dhe janë duke e hetuar rastin.