V.I. 24-vjeçare nga Ferizaj, para disa ditësh ishte diagnostikuar me leukemi akute. Ajo nuk mundi t’i përballojë sëmundjes dhe vdiq sot.
Ajo ka vdekur në njërin nga spitalet e Turqisë ku ishte duke marrë trajtim mjekësor.
Për shërimin e saj u deshën rreth 300 mijë euro, ku Ministria e Shëndetësisë ka ndarë 30 mijë euro, kurse për mbledhjen e mjeteve tjera financiare u angazhuan shumë qytetarë.