Vdes 27-vjeçari nga Mitrovica, ishte aksidentuar në Strasburg të Francës

Prishtinë | 19 Gus 2024 | 18:22 | Nga Ekonomia Online

Pas aksidentit të rëndë që kishte ndodhur ditë më parë në Strasburg të Francës, ka ndërruar jetë Leonard Gashi nga Mitrovica.

27-vjeçari, i cili ishte aksidentuar të mërkurën, më 14 gusht, kishte qëndruar tri ditë në koma, pasi ishte përplasur në mënyrë direkte me një lis skaj rrugës, albinfo.ch.

Sipas raportimeve, kur shërbimet e urgjencës mbërritën në vendngjarje, viktima ishte i vetëdijshëm, por i bllokuar në veturën e tij.

Për shkak të gjendjes së rënduar, viktima ishte transportuar me helikopterin e sigurisë civile Dragon 67 në spitalin Hautepierre në Strasburg, ndërsa nuk ka arritur t’u mbijetojë plagëve.

Të ngjashme