Policët kanë vrarë dy qen të cilët sulmuan pronaren e tyre të shtunën në mëngjes. Viktima më vonë vdiq nga lëndimet e rënda, transmeton Klan Kosova.
Sipas departamentit të policisë në Irving, sulmi ndodhi rreth orës 11:45 në një spital të kafshëve.
Dy pitbull të vegjël e kafshuan pronaren e tyre 33 vjeçare Johana Villafane, e cila po luante me qentë.
Të punësuarit e tjerë në spitalin e kafshëve e kuptuan se nuk e kishin parë Villafane për disa orë, kështu që ata shkuan për të kontrolluar.
Kur ata u kthyen, e panë atë me gjakderdhje në tokë pasi u sulmua nga qentë.
Punëtorët e thirrën 911 dhe kur policët arritën atje, ata thanë se qentë akoma po e sulmonin 33 vjeçaren.
Policia nuk kishte mundësi të ndërhynte prandaj i vranë ata.
Villafane u dërgua në një spital lokal por u shpall e vdekur më vonë.