Një person ka vdekur në QKUK, pas lëndimeve të marra në kokë gjatë një përleshje me një person tjetrës.
Sipas njoftimit të policisë përleshja kishte ndodhur në parkingun e një pompe të të derivateve në fshatin Bibaj.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Rreth orës 15:30, policia ka marrë informatën për një rast lëndim i rëndë trupor si pasojë e përleshjes mes dy personave i cili kishte ndodhur në parkingun e një pompe të derivateve në fshatin Bibaj.
Për motive ende të panjohura i dyshuari ka goditur me grusht në kokë viktimën (m/Kosovar 50 vjeçar)i cili ka ra me kokë në asfalt dhe nga ana e të dyshuarit është dërguar në ambulancë dhe i njejti –i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur.
Viktima,pas marrjes së ndihmës së parë është dërguar për në QKUK-Prishtinë ku rreth orës 00;45 nga ana e mjekut jemi njoftuar se viktima kishte ndërruar jetë.
Me urdhë të Prokurorit të Shtetit,trupi i viktimës dërgohet për obduksion në IML.
Hetuesit policorë janë duke punuar intenzivisht për arrestimin e personit të dyshuar i cili është i njohur për policinë