Vdes 60 vjeçari pas një aksidenti rrugor në Mitrovicë

Prishtinë | 22 Gus 2023 | 11:55 | Nga Ekonomia Online

Një person i moshës 60 vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti rrugor në rrugën ,”Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicë.

Sipas njoftimit deri te aksidenti është ardhur pasi automjeti “për shkaqe të panjohura” i kishte goditur dy vetura të cilat ishin të parkuara.

Drejtuesi i automjetit i cili ishte në lëvizje nuk ka arritur t’i mbijetojë plagëve të marra nga aksidenti.

“Sot me datën 22 gusht 2023, rreth orës 08:35, në rrugën ,,Agim Ramadani-Katana” në Mitrovicë, është shkaktuar një aksident trafiku, ku një automjet me targa vendore, deri sa kishte qenë në lëvizje për shkaqe të panjohura kishte goditur dy vetura të cilat kishin qenë të parkuara në këtë rrugë. Meqenëse drejtuesi i automjetit në lëvizje pëson lëndime trupore, me urgjencë dërgohet në emergjencën e spitalit Rajonal në Mitrovicë dhe si pasojë e lëndimeve pas pak kohe drejtuesi i automjetit të aksidentuar, i moshës 60 vjeçar, ndërron jetë”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Të ngjashme