Vdes 64-vjeçari në Klinë, mbeti i ngujuar në veturën të cilën e kaploi zjarri

Prishtinë | 03 Gus 2024 | 21:42 | Nga Ekonomia Online

Një person ka vdekur si pasojë e një aksident trafiku në Preqevë të Klinës mes një veture dhe një kombibusi, të cilët janë përfshirë nga flakët. Viktima është rreth 64-vjeçar.

Lajmin për Gazetë e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, i cili tha se dyshohet se një person ka mbetur brenda.

“Në 19:05 policia është njoftuar për një aksident në Preqevë në mes një veture dhe një kombibusi. Në rastin e aksidentit, në momentin kur ka ndodhur, veturat i ka kapluar zjarri dhe një person ka mbetur. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar”, tha Gashi.

Të ngjashme