(I plotësuar) 68-vjeçarja nga rajoni i Gjakovës, e cila para disa orëve ka tentuar të bëjë vetëvrasje duke u hedhur nga kati i tretë i spitalit të këtij qyteti, ka ndërruar jetë pas lëndimeve të marra.
E ndjera ka kohë që ishte e shtrirë në repartin e Pulmologjisë në spitalin e Gjakovës.
Viktima, sipas policisë, ka qenë shtetase kroate e martuar me një kosovar.
Një grua bie nga ndërtesa e Spitalit të Gjakovës
Drejtori i spitalit të Gjakovës, Ahmet Asllani, konfirmoi se gruaja, rreth 70 vjeçe, që është hedhur nga ndërtesa e spitalit është një e hospitalizuar, e cila ka gati një vit që është e shtrirë në këtë spital.
Një grua e moshuar është hedhur sot në mëngjes nga kati i tretë i spitalit të Gjakovës, duke marrë lëndime serioze.
Drejtori i spitalit të Gjakovës, Ahmet Asllani, konfirmoi se gruaja, rreth 70 vjeçe, që është hedhur nga ndërtesa e spitalit është një e hospitalizuar, e cila ka gati një vit që është e shtrirë në këtë spital.
Asllani tha e moshuara aktualisht ndodhet në repartin e emergjencës në Gjakovë, ndërsa gjendja shëndetësore e saj është e rëndë.
Ekipet policore kanë dalë në vend të ngjarjes dhe po bëjnë hetimet.