Ka vdekur Hafir Bislimi, aktorit gazetari e moderatori nga Ferizaji.
Njoftimi është bërë i ditur bë faqen e Teatrit “Adriana”.
Ky është njoftimi:
Teatri është në zi! Artistët janë të pikëlluar! Hafir Bislimi do të mbahet mend gjatë si një nga emblemat e gardës së vjetër të aktorëve ferizajas që shkëlqeu në dërrasat e Teatrit, në vitet më të vështira të artit tonë skenik.
E pikërisht në 8 vjetëshin kur kësaj bote i dha lamtumirën përgjithmonë ikona e teatrit ferizajas, Ismajl Rama, humbëm edhe njërin nga të rrallët e skenës teatrore ferizajase, Hafir Bislimin.
Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë komunitetit të artistëve!
I qoftë i lehtë dheu i Kosovës!
Për të rikujtuar jetën dhe veprën e të ndjerit, Teatri “Adriana” nesër më 19.08.2019, ora 13:30, në sallën e Teatrit, organizon mbledhje komemorative.