Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, i ka shprehur ngushëllime familjes Qorraj pas ndarjes nga jeta të familjarit të tyre, aktorit Xhevat Qorraj.
Haradinaj ka thënë se Xhevat Qorraj ishte emër i spikatur i skenës dhe filmit.
“Paska shkuar në amshim aktori Xhevat Qorraj, një emër i spikatur i skenës dhe filmit, ku me rolet e tij la gjurmë të pashlyera në artin shqiptar”.
“Me këtë rast i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Qorraj, miqve dhe kolegëve. Xhevati, u prehtë në paqe!”, është shprehur Haradinaj.