Vdes aktorja e James Bondit, Molly Peters

Prishtinë | 31 Maj 2017 | 12:38 | Nga

Me një deklaratë në faqen zyrtare të James Bond 007 u bë e ditur lajmi i vdekjes së Molly Peters, bashkëprotagoniste e Sean Connery në “Agjenti 007 – Thunderball” i 1965.

Aktorja ishte 75 vjeç dhe ndërroi jetë për shkaqe ende të paditura. Vdekja e saj vjen një javë pas ish- James Bond, Roger Moore, i cili humbi një betejë kundër kancerit.

Aktorja nuk pati një karrierë kinematografike të pasur. Peters kujtohet në një tjetër film, në komedinë “Mos ngri urë, sipër lumit” në 1968, me Jerry Lewis.

 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme