Aktorja e “Frozen 2”, Rachel Matthews rezulton pozitive me COVID-19

Prishtinë | 17 Mar 2020 | 16:50 | Nga Ekonomia Online

Aktorja e “Frozen 2”, Rachel Matthews, ka rezultuar pozitive për virusin vdekjeprurës coronavirus.

26-vjeçarja, e cila luajti karakterin Honeymaren në film, zbuloi diagnozën e saj në Instagram të hënën në mbrëmje.

“Hej njerëz, unë rezultova pozitive me Covid-19 dhe kam qenë në karantinë javën e kaluar. Nuk jam e sigurt se cili është hapi tjetër por padyshim që do të mbetem në karantinë derisa të thuhet për të vepruar ndryshe. Ndihem më mirë por do të postoj disa informacione që shpresoj se do të jenë të dobishme për disa”, ka shkruar ajo.

“Përsëri, le të lutemi të jemi të vëmendshëm ndaj vendimeve tona – tani është koha të jemi të zgjuar dhe të përgjegjshëm. Le të kujdesemi për njëri-tjetrin”, shtoi Matthews.

Në përpjekje për të mbajtur më shumë se 130,000 ndjekës në Instagram, Matthews dha një listë të simptomave të saj gjatë një periudhe shtatë ditore.

Aktorja tha se ditën e parë filloi me “dhimbje të fytit, lodhje dhe dhimbje koke”. Ethet e saj shoqëroheshin me “dhembje të tmerrshme të trupit, gulçim të madh, lodhje të madhe dhe ‘pa oreks’, si dhe një ‘kollë të thellë, të thatë’.

Ndër tjerash potencoi se ajo gjithashtu humbi sensin e saj të nuhatjes dhe shijes.

Dita e pestë, gjashtë dhe shtatë përbëheshin nga simptoma ‘pak a shumë të njëjta’.

Rachel inkurajoi fansat e saj të vetë-izolohen dhe ‘thjesht trajtojeni veten sikur të jeni pozitiv me COVID-19’. 

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme