Vdes albanologu Mehmet Rukiqi

Prishtinë | 24 Qer 2024 | 12:21 | Nga Ekonomia Online

Ka ndërruar jetë sot, albanologu Mehmet Rukiqi, ai ishte edhe doktor i letërsisëpopullore, veteran i arsimit, bashkëpunëtor i jashtëm i Insitutit Albanologjik dhe pjesëmarrës aktiv i Lëvizjes për Pajtimin e Gjaqeve.

Siç bëhet e ditur nga njoftimi, ceremonia e varrimit bëhet nesër në varrezat e fshatit Verboc të Komunës së Drenasit.

I ndjeri u lind në Verboc të Drenicës, ndërsa shkollën fillore e kreu në Tërstenik, Gjimnazin në Drenas, shkollën normale dhe fakultetin Filozofik në Prishtinë./Ekonomia Online/

Të ngjashme