Ka ndërruar jetë nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, Bozhidar Deliq.
Gjatë luftës në Kosovë, Deliq ishte komandant i Brigadës 549 të Mekanizuar të Ushtrisë Jugosllave.
Ai dyshohet për urdhërimin e krimeve të kryera ndaj civilëve në luftën e Kosovës më 1998-99.
Deliq u zgjodh nënkryetar i Kuvendit të Serbisë rreth një javë më parë.
Një ditë pas zgjedhjes në postin e ri, Shoqata “Krimet e Luftës në Gjakovë” kishte dorëzuar kallëzim penal kundër Deliqit në Prokurorinë Speciale (PSRK).