Vdes burri që u aksidentua para dy javësh në Rahovec

Prishtinë | 09 Pri 2022 | 09:49 | Nga Ekonomia Online

Në fshatin Celinë të Rahovecit, më 27 mars rreth orës 11:15, kishte ndodhur një aksident trafiku, me ç’rast  një person kishte marrë lëndime të rënda trupore.

I njëjti, sipas policisë, mesditën e së premtes ka ndërruar jetë.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjarëve për ceremoninë e varrimit.

“Fsh. Celinë, Rahovec 27.03.2022 – 11:15. Me 08.04.2022 është raportuar se viktima mashkull kosovar i cili ishte i lënduar në aksident trafiku, ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë u është liruar familjarëve për ceremoninë e varrimit”, thuhet në raportin e24-orësh të policisë.

Të ngjashme