Një person ka vdekur derisa po pritje drunj në një pyll në fshatin Bellosicë të Podujevës.
Policia njofton se ai ishte lënduar aksidentalisht, me ç’rast fatkeqësisht ka vdekur.
“Viktima është dërguar për tretman mjekësor në emergjencën e Podujevës ku nga mjeku është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në raport, transmeton Koha.net.
Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në institutin e Mjekësisë ligjore për obduksion.