Furnizimi me dru zjarri i skamnorëve në Gjilan, peng i buxhetit

Prishtinë | 11 Tet 2018 | 10:55 | Nga Ekonomia Online

Familjet skamnore në Gjilan edhe këtë vit nuk do të furnizohen me dru për ngrohje gjatë stinës së dimrit, ngase qeverisja lokale s’parasheh financimin e një skeme të ndihmës që e kishte zbatuar më herët.

Arsyetimi i pushtetit lokal për mospërkrahjen e banorëve të Komunës të cilët kanë kushte të vështira jetese ka të bëjë me buxhetin, ngase, sipas tyre, aplikimi i skemës së tillë do të kushtonte afro 60 mijë euro.

Komuna nuk ka mundur të japë shifra për numrin e familjeve, të cilat do të ishin potencialisht përfituese nëse skema do të aplikohej, shkruan sot Koha Ditore.

Drejtori i Shëndetësisë i Gjilanit, Selami Xhemajli, deklaron se nuk kanë të dhëna për numrin e kërkesave për furnizim me dru për ngrohje, mirëpo sipas tij është e nevojshme ndihma e Komunës në këtë aspekt. Ai thotë se vitin e ardhshëm do të përpiqen që të sigurojnë buxhet.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme