Vdes drejtori i MAPL-së Nazmi Halimi

Prishtinë | 08 Tet 2024 | 18:32 | Nga Ekonomia Online

Ka vdekur Nazmi Halimi, drejtor në Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Lajmi u bë i ditur nga vet MAPL-ja përmes një njoftimi.

Halimi kishte punuar aty si udhëheqësi i Departamentit të Financave dhe Shërbimeve të Përgjithshme.

“Puna e tij dhe sjellja e tij kolegial do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë. Shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta familjes dhe të afërmve në këtë moment të vështirë”, thuhet në njoftim.

Klankosova.tv mëson se dyshohet që ai vdiq në vendin e tij të punës.

Ende nuk dihen rrethanat se si ka ndodhur ngjarja.

Klankosova.tv ka kontaktuar me policinë për të marrë informacione lidhur me rastin, por deri në publikimin e lajmit nuk kanë kthyer përgjigje.

Të ngjashme