Të premten në mëngjes ka vdekur Dr. Ali Tolaj, kirurg në spitalin e përgjithshëm në Gjakovë.
Tolaj ka punuar si kirurg që nga viti 1988. Ai ka vdekur në moshën 59-vjeçare. I ndjeri Tolaj ishte diagnostikuar me COVID-19, ka njoftuar Spitali i përgjithshëm në Gjakovë.
“Na trishtoj pa masë lajmi për ndarje nga jeta këtë mëngjes i Dr. Aliut, mjekut të përkushtuar që shërbeu pa u lodhur dhe nuk u nda asnjë ditë nga puna e tij. Ai nga fillimi i pandemisë ishte në krye të detyrës duke iu shërbyer pacientëve deri në ditën kur edhe vet rezultoi pozitiv për COVID-19. Me gjithë përpjekjet e jashtëzakonshme të stafit shëndetësor për kolegun e tyre, ai nuk e fitoi dot betejën me virusin e rrezikshëm”, shkruan në njoftimin e spitalit të Gjakovës.